Edhe njëherë tjetër bëhen bashkë, PS dhe PD miratojnë 3 projektligje

Kuvendi në seancën e sotme kaloi sot 3 projektligje me votat e mazhorancës dhe opozitës. Me 112 vota pro u miratua marrëveshja për disa ndryshime për për furnizimin me vaksinës “Pfizer”, ndërsa me 106 vota u kalua projektligji për pastrimin e parave.

3 projektligjet e miratuara

Akt normativ “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin me vaksina Phizer” miratohet me 112 pro dhe 2 abstenim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të ndryshuar”” miratohet me 106 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit” miratohet me 111 pro dhe 3 kundër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?