“Edhe po të bashkohet me Shehajn e Lapajn, PD nuk del e para”, Curri: Zgjidhja është largimi i Berishës

Ishin konkurruese, por të poralizuara. Ky është vlerësimi i raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Analisti Arjan Curri u ndal se problemi i Partisë Demokratike që sipas tij, vijon të jetë Sali Berisha dhe zgjidhja e vetme është largimi i ish-kryeministrin nga opozita.

“Numrat që na treguat sot, Berisha nuk bëhet kurrë i pari. Edhe sikur të bashkohet me Shehajn e Lapajn, nuk bëhet i pari. Nuk e lejon matematika. As bashkimi nuk është zgjidhje. As lufta nuk është zgjidhje. As të huajt nuk janë zgjidhje.

E vetmja zgjidhje që opozita nuk e pranon është ndryshimi i Berishës. Ose të marrin armët dhe të dalin e të luftojnë. Ja ti bashkojmë tani votat, matematikisht nuk dalin sërish të parët”, shprehet Curri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?