Edhe portreti i Kombëtares Ertrit Berisha ka blerë tokë në Lezhë
Mes personave që kanë blerë tokë në zonën e “Ranës së Hedhun” janë edhe prindërit e portierit të kombëtares shqiptare të Futbollit. Bëhet fjalë për prindërit e portierit nga Kosova Etrit Berisha, i cili mbron portën kuqezi.
Kjo tokë ka qenë e tjetërsuar dhe për këtë shkak sot me urdhër të Prokurorisë u vu në pranga kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj nën akuzën e shpërdorimit të detyrës,
Prindërit e Berishës që luan me Atalantën në Seria A, e kanë blerë tokë te “Rana e Hedhun” nga personat që mendohet se e kanë tjetërsuar.
Ditën e sotme u arrestua për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone kryebashkaku i Lezhës, Fran Frrokaj, nënkryetari i bashkisë dhe 21 persona të tjerë.
Mes tyre edhe futbollisti i Vllaznisë, Renato Malota.

Me urdhër të Prokurorisë po sot u sekuestruan pesë parcela toke me një sipërfaqe prej 258 324 m2 tek zona e quajtur “Rana e Hedhun”, në Njësisë Administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.
Lista e personave të arrestuar
1-Frran Frrokaj, kryetar i Bashkisë (I arrestuar)
2-Enver Hafizi nënkryetari i Bashkisë (I arrestuar)
3 Gjelina Bacaj, punonjëse e kadastrës (E arrestuar)
4-Juxhina Mema, specialiste katadastre
5-Ardenis Haxhia jurist (I arrestuar)
6- Gjon Doka kryetar i këshillit qarkut ( I arrestuar)
7-Dilaver Neli Specialist (I arrestuar)
8-Eduard Leka, ish-sekretar i komunës Shëngjin
9-Artan Djella, ish regjistrues
10-Ermando Jakaj, jurist
11-Enkelejd Zefi, inxhinier ndertimi hartograf (I arrestuar)
12- Bledar Cara, jurist
13-Marte Gjergji, topografe
14-Frrok Frroku
15-Ndue Frroku
16-Gjin ose Vasil Frroku
17-Martin Frroku
18-Lekë Frroku
19-Vasil Gjoni
20-Pjetër Gjoni (I arrestuar)
21-Zef Gjini
22-Renato Malotaj ( futbollist)
23-Luigj Palokaj topograf.
Renato Malota është i habitur që emri i tij ka përfunduar mes 23 personave që janë të përfshirë në një skemë mashtrimi, teksa shumica e tyre tashmë janë arrestuar.
“Tani që po flas me ju, po shkoj në stërvitje. Ky është një lapsus, nuk ka lidhje me emrin tim. Ndoshta janë ngatërruar ngaqë edhe unë kam biznesin tim aty. Janë futur shumë emra dhe unë jam gabimisht mes tyre. Duke qenë se kam edhe një lokal në pronësi aty, këtu ndoshta është bërë edhe ngatërresa. Jam i qetë, nuk kam bërë asgjë të paligjshme”, – deklaroi Malota për “Panorama Sport”.
KOHA JONË SONDAZH

