Edhe pse ka luftë, eksportet nga Divjaka drejt Ukrainës nuk ndalen

Edhe pse prej 25 ditësh Ukraina është në luftë, në pjesën perëndimore të saj, vijojnë të tregtohen prodhime shqiptare.

Eksportet nga Divjaka drejt këtij shteti nuk janë ndërprerë por kanë pësuar rënie. Eksportuesit ankohen se janë shtuar kostot e transportit.

Nga ana tjetër kjo tregon edhe pafuqinë e shtetit, që nuk ndihmon fermerët që prodhimin vendas ta shesin në vendin tonë në një kohë që çmimet janë rritur shumë, por që duhet të marrim produkte nga jashtë për të plotësuar kërkesat e tregut.

SHKARKO APP