Edhe pse me vetëm 2 pacientë, Infektivi do të vijojë të jetë spital Covid
Edhe pse ka vetëm dy pacientë të shtruar me Covid-19, spitali Infektiv i emërtuar dhe si spitali Covid 1 do të vijojë të jetë në funksion të plotë vetëm për të sëmurët me koronavirus. Ekspertët janë në pritje të stinës së vjeshtës, e cila parashikohet të sjellë dhe shtim të rasteve me Covid.
Ndryshe nga një javë me parë kur Vlora ishte qarku i konsideruar “Covid free”, pasi nuk kishte asnjë të infektuar, e marta e ka ndryshuar këtë fakt, duke izoluar një të infektuar në Vlorë.
Bazuar në të dhënat zyrtare për koronavirusin shohim se vetëm në qarkun e Gjirokastrës nuk ka aktualisht asnjë të infektuar aktiv me koronavirus ndërsa në 11 qarqet e tjera ka persona Covid pozitiv.