Edhe pse mësimi u bë online, pyetjet e maturës nuk do të jenë me alternativa

Edhe pse viti shkollor po mbyllet në kohë pandemie, testet e maturës shtetërore për 34 mijë maturantë nuk do të jenë me alternativa

”Kemi patur shumë kujdes përmbajtjen e testit për të përzgjedhur midis grupit të aftësive të përcaktuara në programet orientuese pikërisht pyetjet që janë më bazike, që i kane ndeshur më shpesh, që te mos ketë tema koncepte që i kanë vërë gjatë mësimit online. Testet tona nuk kanë asnjë pyetje që kërkon riprodhim, që të mësosh përmendësh por sa Je në gjendje të përdorësh aftësitë e tua në një situatë të caktuar”, shpjegon Rezana Vrapi.

Mësohet se testet do të vazhdojnë të kenë 60 pikë maksimale, ku një maturanti i duhen 15 pikë për të qenë kalues, mirëpo ndryshe nga vjet që kishte vetëm pyetje me alternativa, këtë vit do të ketë tjetër strukturë pyetjesh. Provimet e maturës që do të zhvillohen nga data 3 deri në 15 qershor me një diferencë 4 ditë dhe do të nisin në orën 10:00.

SHKARKO APP