Edhe pse në spital, Apeli i GJKKO-së lë në burg Lefter Allën

Këtë të premte, Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Lefter Alla kërkoi një masë më të butë sigurie se ajo e “arrestit në burg”. Ai nuk u paraqit në seancë, por përfaqësohej nga avokati i tij. Ish-kryebashkiaku ndodhet në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore. Alla akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?