Edhe pse sulmet nuk po pushojnë, Rusia thotë se ka përparim të rëndësishëm në negociatat me Ukrainën

Një anëtar i delegacionit rus për bisedimet Ukrainë-Rusi, Leonid Slutsky thotë se është bërë “progres i rëndësishëm” në negociatat me delegacionin ukrainas që nga fillimi i bisedimeve.

“Nëse krahasojmë pozicionet e Rusisë dhe Ukrainës në negociatat në fillim dhe tani, mund të shohim përparim të rëndësishëm”.

Slutsky thekson se kjo është një rrugë e mbarë dhe se ka një pritshmëri që të dy delegacionet mund të arrijnë në nënshkrimin e një dokumenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë pres që progresi mund të rritet në një pozicion të unifikuar të të dy delegacioneve dhe në një dokument për nënshkrim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?