Edhe shoqata e futbollit të Shkodrës del kundër Dukës, çon në prokurori zgjedhjet

Shoqata rajonale e futbollit të Shkodrës, del kundër Presidentit të FSHF-së Armand Duka. Kjo pasi ka çuar në prokurori zgjedhjet. Kujtim Shaba, kandidati që humbi zgjedhjet për kryetar në këtë shoqatë, ka paditur në prokurori ish-kryetarin Armand Cungu për një sërë shkeljesh.

Shaba thekson se ka patur manipulime me numrin e anëtarëve, duke nxjerrë më shumë se ç’realisht ishin, me qëllim që kandidati që mbështetej nga FSHF Lazër Matija të fitonte zgjedhjet.

Këto manovra të FSHF-së bëhen të gjitha me qëllim që Armand Duka të fitojë mandatin e gjashtë në krye të këtij institucioni.

SHKARKO APP