Edhe Shqipëria të vendosë ambasadën në Jerusalem, si Kosova!

Kosova, ndonëse shtet shumë i ri, ka manifestuar se ka demokraci me të zhvilluar se Shqipëria. Këtë e treguan edhe zgjedhjet e fundit parlamentare (dhe jo vetëm këto zgjedhje), ku nuk pati probleme dhe se rezultati doli për 5 orë, kur në Tiranë duhen disa javë!

Kosova edhe në politikën e jashtme mbetet më e qartë dhe më kurajoze. Prishtina zyrtare bëri hapin e “kalimit të ylberit”; vendosi që ambasada e saj të jetë në Jerusalem e jo në Tel Aviv. Këtë e kërkoi SHBA-ja, pasi ajo mbetet mikja më e sigurtë e kombit shqiptar. Ndaj duhet që edhe politika shqiptare, sidomos qeveria e re pas zgjedhjeve të 25 prillit, të firmosë spostimin e ambasadës nga kryeqyteti de jure Tel Aviv në kryeqytetin shpirtëror dhe historik në Jerusalem.

Bile afër ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë pas vendimit të Kosovës ka reaguar BE dhe sidomos Presidenti Erdogan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dielën Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem, duke u bërë vendi i tretë që hap misionin e saj diplomatik në atë qytet, një veprim që pasoi njohjen e ndërsjellë me Izraelin në shtator të vitit 2020, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me 1 shkurt Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike, pasi që kjo ishte pjesë e pajtimit të arritur në kuadër të një dakordimi për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e ish presidentit amerikan Donald Trump.

Pjesë e zotimeve në atë dakordim ishte edhe ai i Serbisë për ta zhvendosur ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, por kjo nuk ka ndodhur ende.

Vendimi i Kosovës u dënua të dielën nga ministria e Jashtme turke e cila tha se udhëheqësit e Kosovës “kanë vepruar në kundërshtim me parametrat e vendosura të procesit të paqes, duke përfshirë rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara për statusin e Jerusalemit dhe dëmtuar vizionin e një zgjidhjeje me dy shtete dhe shpresat e paqes në rajon. Ne i inkurajojmë udhëheqësit kosovar që të dëgjojnë mendjen e shëndoshë dhe të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm”, thuhej në një komunikatë të kësaj ministrie.

Në fund të vitit 2017, ish presidenti amerikan Donald Trump, shpalli vendimin e qeverisë së tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraeli dhe në maj të vitit 2018 hapi ambasadën në atë qytet. Guatemala është vendi i dytë që zhvendosi ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

Të enjten në 11 mars Republika Çeke hapi përfaqësinë e saj diplomatike në Jerusalem. Zëdhënësi i BE-së ritheksoi qëndrimet e bllokut, duke nënvizuar se Republika Çeke, hapi atë “që është përshkruar si zyrë në Jerusalem e Ambasadës në Izrael”.

Edhe Shqipëria duhet të ndërmarrë hapin e saj për të qenë afër Kosovës në Jerusalem. Edi Rama nuk e merr këtë vendim, pasi mbetet mik me presidentin turk Erdogan, porse qeveria e re pas 25 prillit, e cila do jetë PD-LSI duhet që një ndër vendimet e para të jetë kalimi në Jerusalem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?