Nuk ka qetësi as në burgjet e vendit.

Pas të dënuarve në burgun e Peqinit, të paraburgosurit e burgut të Shënkollit hyjnë në grevë urie.

Siç raporton gazetari i RTV Ora, Elvis Hila, të paraburgosurit prej 3 ditësh kanë refuzuar ushqimin e burgut, duke kërkuar që të lejohen takimet me avokatët dhe familjarët e të mos zvarriten gjykimet.

Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.