Edhe Topalli “sulmon” Metën në Kuvend

 

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka qenë e pranishme në seancën e ditës së sotme plenare.  

Në fjalën e saj, Topalli i ka bërë apel qeverisë për vendimin e djeshëm në Gjykatën e Lartë ndaj deputetëve që ushtruan dhunë në Kuvend, duke e quajtur atë një vendim të zi dhe politik.  

Sipas saj, qeveria ka rritur varfërinë, ka rritur borxhin, i ka lënë njerëzit të pashpresë.   

"Vendimi i djeshëm, një vendim i zi e politik. Të punësuarit kërcënohen në vendin  e punës. U rrit varfëria, u rrit borxhi. Krimi shpërblehet, i varfëri rripet. Aty ku nuk ka shpresë, ka eksod. Spoti i Ilirit, kujtesë e poshtërimit. Vidhen ilaçet e të sëmurëve me kancer", është shprehur Topalli.

SHKARKO APP