“Edi, na shih në sy dhe prano dështimin tënd”, PD video-mesazh Ramës për tërmetin e 26 nëntorit

Partia Demokratike sulmon kryeministrin Edi Rama, teksa rikujton kushtet e mjerueshme, në të cilat jetojnë qytetarët e prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Përmes një videoje të montuar në publikuar në faqen e “Facebook”, PD risjell në vëmendje një deklaratë të kryeministrit Edi Rama, që thotë: “Kërkoj të më lexoni drejt e në sy, teksa iu shoh të gjithëve në sy”.

Ndërkohë, më tej, shfaqen thirrje të qytetarëve të prekur nga tërmeti, të cilët i kërkojnë Ramës t’i shohë në sy dhe të pranojë dështimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edi, na shiko në sy dhe prano dështimin tënd”, thonë banorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?