Edi Paloka: Berisha i duhet PD, nuk mund të ikë!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka deklaruar se Sali Berisha mbetet figura kyçe dhe e domosdoshme për PD-në, në kushtet aktuale politike në vend.

Gjatë një interviste për emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Paloka iu përgjigj pyetjes nëse Berisha duhet të vijojë të drejtojë partinë, duke theksuar se largimi i tij nuk do të zgjidhte problemin kryesor: manipulimin e zgjedhjeve nga mazhoranca.

Sipas tij, Berisha ka qenë njeriu që ka punuar më shumë se kushdo tjetër brenda PD-së dhe ka marrë përsipër barrën kryesore të denoncimit të asaj që e cilësoi si ‘farsë elektorale’.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘E kam thënë dhe më parë: Berisha është i domosdoshëm për partinë. Nuk e them se është Berisha, por sepse sot është i pazëvendësueshëm në këtë betejë,’ theksoi Paloka.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Ata që na tregojnë statutin, harrojnë se ne jemi njerëz që gjykojmë. Nëse prej statutit do bëjmë një zgjedhje që i bën dëm partisë, kot jemi aty,’ deklaroi ai.

Paloka nuk përjashtoi mundësinë që Berisha, në një moment të përshtatshëm, mund të marrë vetë një vendim për tërheqje, por nënvizoi se ‘ky moment nuk është tani’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?