Edi Paloka: Me 10 shkurt nuk ka tërheqje nga sheshi para kryeministrisë!
Demokrati i orëve të para, ish-gazetari dhe deputeti i PD, Edi Paloka duket më i vendosur se kurrë që kryeministri Rama nuk rrëzohet me turma paqësore apo me fjalime. Ai ka qenë përherë i bindur se kjo mazhorancë nuk largohet me debate në parlament apo me dy shishe molotov.
Paloka, deputeti më berishian dhe pa hile ndaj Selisë Blu, po zhvillon takimet me demokratët për 10 shkurtin, ditën që sipas Berishës “nuk do ikim nga sheshi deri në qeveri të re teknike”. Në takimet e këtyre ditëve Edi Paloka ka thënë prerë se nuk mund të tallemi me njerëzit tanë demokratë që vijnë nga katër anët e Shqipërisë me furgona e autobuzë, duke paguar udhëtimin nga ato pak lekë që kanë për familjet e tyre. Ato duhen respektuar në vendimin e tyre për rezistencë e përballje ditë-natë në sheshin para kryeministrisë.
Me tej deputeti demokrat ka shtuar se nëse nuk jemi të vendosur si Seli Blu për ta zbuar nga kryeministria Edi Ramën, atëhere Rama do të bëhet edhe “mbret”.
Edi Paloka kujtohet nga demokratët e shumtë për përballjet e tij stoike në parlament por edhe në përplasjet me policinë.
Foto e tij mbete legjendare (shiko foton)

KOHA JONË SONDAZH

