Edi Rama: Ai (nënkupto:Blushi) që i do sot të gjitha është ose i marrë, ose i lig

 

Kryeministri Rama ishte sot në Vlorë për prezantimin e kandidatit të majtë, Dritan Lela. Pasi kërkoi mbështetje për Lelën, ai ka shfrytëzuar takimin për t’i dhënë edhe përgjigje indirekte akuzave të deputetit Ben Blushi për premtime të pambajtura nga qeveria e tij.

Sipas Ramës për kaq kohë qeverisje, vetëm përmes një shkopi magjik mund të bëheshin realitet të gjitha premtimet.

“Besoj se jemi të qartë që në 15 muaj nuk mundet të bënte askush përvec se me shkop magjik realitet të gjitha premtimet dhe kush na i nxjerr përpara zotimet që janë rezultatet fundore që presin nga puna dhe na kërkon llogari është ose i marrë ose i lig ose të dyja bashkë, në cdo sektor ne po e kthejmë vendin në drejtimin e duhur”- tha Rama. Perdite po thellohet hendeku qe po behet lume mes Edi Rames dhe Ben Blushit. Nuk duket asnje "ure" ne horizont !

Në takim ra në sy edhe mungesa e kryebashkiakut aktual të Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili është aktualisht nën hetim për një leje ndërtimi. Njësoj si dhe në takimet  e tjera, Rama përdori të njëjtën taktikë. U shpreh se nuk e njihte kandidatin e PD-së në Vlorë dhe se sipas tij, po të votosh për PD-në është të harxhosh kohën kot.

SHKARKO APP