Edi Rama dhe darka me gazetarët, nesërmbrëma

 

Nesërmbrëma kryeministri Rama ka ftuar gazetarët e pronarët e mediave në darkë në Pallatin e Brigadave. Para disa ditëve kishte Presidenti Nishani një tjetër darkë-ballo. Të henën Ilir Meta ka ftuar mediat në ora 12.00 në një kokteijl në Kryesinë e Kuvendit. Një normalitet ku të ftojnë dhe nëse nuk ke deshirë nuk shkon, por deri këtu është kufiri. Nuk kanë sens thirrjet në web apo në shkrime që të “mos shkohet tek Edi Rama”, se “ ata që shkojnë janë servilë dhe kanë përfituar”,etj, etj. E pse, nëse shkon atje je i komprementuar? Apo i blerë? Shkohet se respekton institucionin e kryeministrisë, dhe del me ato mendime që hyrë në Pallatin e Brigadave, pra të tuajat. Nëse kanë frikë a droje nga skenari që Rama mund të thurë  në tallje me disa media, atëhere ka edhe një zgjidhje dinjitoze: shkohet, dëgjohet dhe nëse ironizon në skajshmëri, edhe ikët nga mbremja! Por ama shkohet se respektohet vetvetja, profesioni.

Fundviti është një rregull i pa shkruar ku palët “ndërluftuese” pushtet-media takohen duke tokur një gotë, pasi edhe pak ditë e hyjmë në një vit tjetër. Nuk do të thotë se takove kryeministrin nesërmbrëma  dhe ai do të bëjë të ndërroni mendimet apo qëndrimet.

Prapë të henën jemi ato që jemi sot!

SHKARKO APP