Edi Rama: Isa Boletini më 10 qershor në Vlorë, pranë Ismail Qemalit

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në zyrën e tij familjarë të heroit tonë kombëtar, Isa Boletini.

Rama ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe familjarët e heroit, për vendimin që  Isa Boletini të prehet pranë Ismail Qemalit, duke bërë të ditur edhe detajet e ceremonisë së varrimit të eshtrave të tij. – “Data e caktuar për ritualin kombëtar për të përcjellë eshtrat e heroit tonë mbetet 10 qershori. Rrugëtimi i eshtrave do të kryhet përmes gjithë trojeve të Kosovës dhe Shqipërisë. Ceremonia do të përmbyllet në Sheshin e Pavarësisë në Vlorë dhe Isa Boletini do të prehet pranë mikut dhe vëllait të tij, Ismail Qemali”, ka thënë Rama.

Shefi i qeverisë ka përfituar nga rasti për të nënvizuar nevojën që historia e heroit kombëtar t'u përcillet edhe gjeneratave të reja.

SHKARKO APP