“Edi Rama ka paraqitur të dhëna të rreme në formularin e kandidatit për deputet”

Plotësimi i formularit të vetëdeklarimit i kryeministrit në detyrë Edi Rama, kandidat për deputet dhe kryeministër në zgjedhjet e 25 prillit ishte në fokus të emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Të gjithë kandidatët për deputet sipas ligjit duhet të mbushin një formular me të dhëna me vetëdeklarim. Ky formular depozitohet pranë KQZ dhe paraqitja e të dhënave të rreme në këtë formular përbën vepër penale, është nen  në kodin penal dhe dënohet me gjobë dhe burgim. Disa herë janë zbuluar kandidatë që kanë paraqitur të dhëna të rreme në zgjedhjet e kaluara por besoj nuk ka ndonjë rast tjetër ku një kandidat paraqit të dhëna të rreme në një nga pikat e formularit dhe pastaj të përgenjeshtrojë vetëveten në një pikë më poshtë. Ky është formulari i kryeministrit Edi Rama. Pika 8 e formularit thotë a keni jetuar ndonjëherë jashtë terriotorit të Shqipërisë për më shumë se një muaj dhe Rama thotë jo.Kjo është pjesa tjetër e formularit ku është jetëshkrimi i Edi Ramës ku thotë se pas largimit disavjeçar jashtë Shqipërie ku ju përkushtua jetës artistike por kritik aktiv në shtyp i qeverisjes post-komunuiste, Edi Rama hyri në politikë si Ministër i Kulturës Rinsië dhe Sporteve në vitin 1998. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë përgenjështron vetëveten.

Shikoni videon e emisionit për analizën e plotë:

"Ju flet Moska" - Edi Rama ka paraqitur të dhëna të rreme në formularin e kandidatit

SHKARKO APP