Edi Rama lutet në Jeruzalem. Basha:Nuk ka lutje që e shpëton!

 

Edi Rama vazhdon vizitën në Izrael. Në profilin e tij ne Facebook Edi Rama shkruan:”Dje gjatë takimeve me Patriarkun ortodoks Teofili III dhe patriarkun latin të Jeruzalemit Imz. Fuat Twal, si edhe në vizitën e bazilikës së Varrit të Shenjtë të Krishtit, ndërtuar nga perandori ilir Kostandin dhe ku bashkjetojnë 5 komunitete të krishtera”.

Ndërsa lideri i opozitës Lulzim Basha flet për vizitën e kryeministrit:”As toka e shenjte e Jeruzalemit nuk i ben dot derman "te semurit te Tiranes" sic e therrasin mes tyre diplomatet dhe miqte e huaj. Krahason te pakrahasueshmen. Imagjino se cdo ti benin izraelitet, apo cdo komb i qyteteruar nje kryeministri qe pa pyetur as per ligj, as per plan urban e as per qytetaret e vet, do te guxonte te rindertonte furrat e Aushvicit ne zemer te kryeqytetit. Te jete kaq idiot e te mos e kuptoje??? Nuk ma merr mendja. Eshte venerimi qe ka per eterit e tij xhelate e persekutorë”.

SHKARKO APP