Edi Rama: Në Itali për të mbrojtur Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka njoftuar edhe një herë se po niset për një vizitë zyrtare në Itali, ndërkohë që akuzon opozitën se po cenon integritetin e Shqipërisë dhe po kërcënon investitorët e huaj.
“Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas cenimit të rëndë që iu bë përmes shfaqjes së turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim, e cila kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz”,- shkruan Rama.
Postimi i plotë i Ramës:
Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas cenimit të rëndë që iu bë përmes shfaqjes së turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim, e cila kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz. Për Shqipërinë #FinoAllaFine??

KOHA JONË SONDAZH

