Edi Rama në Kukës te Safet Gjici, me Zahon

-Reportazh nga Jonida Halili dhe Rozalb Lika-

Dje ishim në Kukës, tre gazetarë të “KOHA JONE” për të bërë një dokumentar për zhvillimet ekonomike dhe turizmin në Kukës, të cilin po e bën gati gazetari Daniel Muçaku, kurse ne të dy për të parë nga afër aktivitetin e organizuar nga kryebashkiaku kuksian, Safet Gjici, e që është edhe Presidenti Nderi i ekipit të suksesshëm të futbollit KUKESI, ekip që po bën histori vitet e fundit.

Stadiumi i ri është një vepër madhështore, që ka kërkuar vendosmëri për ta bërë dhe ja që dje u inagurua si një stadium i nivelit europian, i njohur nga UEFA.

Safet Gjici kishte organizuar një festë, tamam në traditën e bukur kuksiane, ku pamë një qytet në delir nga stadium i ri, por edhe nga investimet e viteve të fundit të kryera nga qeveria lokale, por edhe nga qeveria qendrore. Duke shetitur rrugëve dhe disa zonave të Kukësit përpara se të fillonte aktiviteti shikon një një ndryshim drastik të qytetit dhe ish-komunave që futen në bashkinë si term zyrtar.

Duke hyrë në disa lokale nisur nga zanati investigues i gazetarit, pyetëm dhe provokuam me biseda për të kuptuar se si punon kryebashkiaku Safet Gjici.

Një përgjigje e kudondodhur, pak a shumë, ishte se “kemi përfituar si bashki me Safetin, ai njeh edhe kryeministrin Rama. Pa Ramën nuk ka investim”.

Kemi qenë edhe në disa bashki të tjera të vendit, natyrisht për shkrime apo dokumentar për Koha Jonë online apo dokumentar që përgatit Danieli, që ka një talent dhe zë të veçantë për video-editorialet. Dhe kemi ndeshur fjalor, edhe ordiner për kryebashkiakët e tyre.

Në Kukës, ndodh që e duan Safetin. Kështu i thonë qytetarët e zonës, “Safeti jonë”. Kjo tregon se ai punon dhe merakoset për zonën e Kukësit. Natyrisht jetojmë në Shqipëri dhe nuk mund të kemi gjithçka, pasi vijmë nga një system komunist 50 vjeçar e nga disa qeverisje para Ramës, që nuk kanë investuar për zonat jashtë Tiranës.

Nëse në Tiranë Erion Veliaj mbetet i suksesshë sepse ka edhe zyrën e kryeministrit afër në të njëjtin bulevard, kurse Safet Gjicit i duhet të vrapojë nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas për të shkuar nëpër ministri që të marrë fonde për Kukësin.

Safeti, sipas përceptimit popullor atje, nuk ka shumë llafe. As nuk di të të bëjë elozhe kot, ai thotë “po” dhe mbetet “PO”.

Me sa duket nga kjo burrni, malësorçe, mori udhën dje edhe kryeministri Rama për në Kukës. Edhe mund të mos merrte udhën për në Kukës, sepse ministrja e Arsimit dhe Sporteve shkonte dhe priste shiritin e stadiumit të ri.

Në fakt Edi Rama e vlerësoi Safetin, mori me vete edhe djalin e vogël, Zahon. Ai gjuajti topin e parë në stadiumin e ri.

Edhe mund të mos merrte Zahon, por sipas kuksianëve Safeti është njëri punëtor. Nuk është fjaltor, që të mban si disa kryetarë të tjerë bashkishë me llafe me ditë. Ai di të punojë, ndaj duket se Edi Rama shkoi me Zahon.

E verteta mbetet se njerëzit duan punët e jo llafet.

Ndaj dje hymë dhe në stadium nëpër labirinthe që falë kartës së gazetarit të KOHA JONE, që disa policë nuk na penguan, ndonëse kishte kolegë që u bënë xheloz.

Në një moment kur ne po shikonim se si Kryeministri Rama bëri foto-selfie me presidentin e FSHF, Armando Duka, kur ky ishte sulmuar keqas nga kryebashkiaku tiranas Veliaj, na dolën ca bodigardë kryeministrorë që të mos filmonim.

-“Rama është i “KOHA JONE”-thamë dhe ata, djelmosha të rinjë që nuk kishin lexuar historinë, mbeten të habitur dhe nuk kuptuan fare.

-Mirë, kaloni!-na thanë. Dhe pamë një Edi Rama hokatar, njerëzor dhe që qeshte e bënte batuta me Safet Gjicin dhe Armando Dukën, presidentin e FSHF.

Duka dukej mirë, qeshte. Edhe ai shquhet për punë. Por në “mbretërinë” e tij të futbollit nuk të fal, nuk të lë të futesh. Sikurse edhe Edi Rama nuk ikën kollaj, që nga viti 1998 është në politikë dhe pushtet. E me sa duket deri nga viti 2030 nuk ka kujt t’ia lëshojë pushtetin, pasi PD është “kashtë e koqe”. Ndaj Edi Rama duket në formë.

Dje kryeministri shkoi, respektoi Safetin dhe kuksianët, por nxori trashegimtarin, Zahon dhe nënteksti ishte shumëkuptimësh. Disa e përkthejnë se derisa të bëhet Zaho për politikë, unë këtu do të jem! Të tjerë e morën si week-end dhe shkoi se ja vlen në Kukës, pasi ka edhe një kryebashkiak fjalëpak dhe punëtor.

Sido ta rrotullosh fjalën, duhet thënë se jo kudo shkon Kryeministri me Zahon. Sidomos kur ka mijëra njerëz në shesh apo stadium.

Te Safeti shkoi.

SHKARKO APP