Edi Rama në OKB

 

 

Gjatë fjalës së mbajtur në seancën e posaçme për zbatimin e Axhendës së Zhvillimit në Samitin e OKB-së, për rëndësinë globale të kësaj axhende dhe rolin e saj si pakti i një gjenerate që i ka kthyer sytë nga e ardhmja në një botë që shkon përpara me një hap më të shpejtë por në një rrugë me të panjohura më të mëdha. Kjo axhendë e re transformuese është angazhim për ti çuar njerëzit nga përjashtimi tek gjithëpërfshirja; nga varfëria tek mirëqenia; nga pasiguria tekparashikueshmëria dhe përgjithësisht tek zgjidhjet, për të lëvizur nga bashkëpunimi i thjeshtë në një partneritet global. Po ashtu për Shqipërinë, për rrugën tonë drejt zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, e cila themelet i ka tek ndërtimi i shtetit të së drejtës, tek forcimi i vlerave demokratike dhe konsolidimi i tolerancës fetare në bashkëjetesën shoqërore, tek shfrytëzimi racional i pasurive natyrore dhe mbrojtja e mjedisit.

SHKARKO APP