Kryeministri gënjeu për Ditmir Bushatin, nuk e propozon as në OSBE

Pak muaj më parë, kreu i qeverisë dhe drejtues të PS-së deklaruan se në postin e Përfaqësues për Lirinë e Medias në OSBE do të propozonin emrin e Ditmir Bushatit. Ish-ministri i Jashtëm, vlerësohej si një figurë që do të merrte edhe votat e vendeve të tjera të organizatës për këtë post të rëndësishëm për Shqipërinë.

Sipas procedurës, Shqipëria si Presidente e radhës e OSBE duhet të paraqiste kandidatët për këtë vend vakant dhe më pas të merrej vendimi nga organizata. Ajo që bie në sy në aktin e kryeministrit si drejtues i OSBE është fakti se nuk ka propozuar emrin e Ditmir Bushatit.

Mësohet se Edi Rama ka firmosur për 4 kandidatë të tjerë në këtë garë, por nuk ka përfshirë emrin e Ditmir Bushatit.

Heqja e emrit të Dimir Bushatit nga kandidimi për këtë post i heq dhe Shqipërisë mundësinë për tu përfaqësuar  në nivele të larta të OSBE dhe institucioneve ndërkombëtare.

Nuk dihen arsyet pse Edi Rama ka marrë këtë vendim, në kohën që vetë socialistët thanë se kandidimi i Bushatit ishte një arritje pozitive. Lajmi që mediat e PS raportojnë sikur Ditmir Bushati nuk u zgjodh është një tjetër lojë e Edi Ramës me ish-ministrin e Jashtëm.

Në fakt, Rama nuk e futur në garë emrin e tij. Pasi e shkarkoi nga ministër i jashtëm vetëm se Ditmir Bushati ishte në një linjë me Gjermaninë që Kosova nuk duhej ndarë sipas planit Vuçiç-Thaçi, tani nuk e mbështet për në OSBE, ndonëse në një status të tij e reklamoi.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë mashtrim të Edi Ramës apo po e ruan Ditmir Bushatin për PS dhe fushatën e 25 prillit. Apo Ditmiri mbetet në lojë për postin e kryetarit të PS-së, konkurent me Erion Veliaj?!

SHKARKO APP