Edi Rama paralajmëron hapjen e dosjeve sekrete. Frikë në politikë e në media
"Ne jemi ata që i kemi mbyllur hesapet me Enver Hoxhën në vitin 1990. Nuk kemi asnjë problem t'ia shikojmë nga të katër anët, këndet e vështrimit dhe bëmat. Ndërkohë ne jemi ata të do të çojmë përpara projektin e çlirimit të kësaj kujtese kolektive, nga këto makthe. Ruajtja e këtij misteri dhe e këtyre mistereve, ashtu si edhe ruajtja me fanatizëm e misterit të dosjeve të të shkuarës, dosjeve të Sigurimit të Shtetit, ku fshihen plot të vërteta të hidhura, janë në fakt vazhdimësia e të njëjtës shkollë, e shkollës së vjetër politike të të sunduarit mbi tjetrin, pavarësisht kostove. Ne jemi këtu për të çelur një fazë të re raportesh me të shkuarën, jo për ta rishkruar historinë, por për të mos ta fshehur", tha Rama. Hapja e dosjeve duhej bere qe ne fillim, por edhe tani nuk eshte vone, ndonese shume prej tyre jane pastruar, fshire, zevendesuar nga duar te ndryshme te sherbimeve sekrete tash 24 vjet, sic ka edhe te ndryshuara apo te manipuluara.
Por hapja e tyre duhet bere, sido qe ka manipulime ne disa prej tyre. Edi Rama duhet ta bej sa me shpejt kete hapje dosjeve para se te manipulohen apo zhduken prape nga sherbimet
KOHA JONË SONDAZH

