Edi Rama: Serbia “çlirohet”, nëse e njeh Kosovën shtet të pavarur!

Takimi mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç në Tiranë, tregoi edhe një herë ndasitë mes dy vendeve mbi çështjen e Kosovës. Teksa kryeministri serb theksoi se Kosova dhe Metohija mbeten pjesë të Serbisë, Kryeministri Edi Rama, ashtu si në Beograd,  i ka bërë sërish thirrje Serbisë që ta njohë Kosovën, duke theksuar se më këtë veprim do të çlirohej edhe vetë Serbia. – “Ne kemi qenë shumë të qartë në mbështetje të fortë të dialogut. Duhet të ju kujtoj ne kemi pasur edhe një nismë për t'i drejtuar komisionit për çmimin Nobel për t’i dhënë çmimin dy liderëve Thaçi e Daçiç,” – theksoi Rama.

“Për ne dialogu ka qenë momenti i një kthese të madhe sepse ka shënuar fundin e historisë së konfliktit përfundimisht shpërbërjen e gjithë tymit pas dhe gjatë shkatërrimit të Jugosllavisë. Asnjëherë nuk o ta ndryshoj bindjen time për Kosovën,” – ka thënë ai.

-“Njohja e Kosovës do të ishte një çlirim i madh dhe për ju. Ju këtu jeni në shtëpinë tonë dhe ne respektojmë ndjeshmërinë që keni për këtë çështje andaj nuk do t’i futemi më thellë”, ka thënë Rama.

SHKARKO APP