Edi Rama shfaqet duke çaluar në Elbasan (VIDEO)
Disa parë më parë kreu i qeverisë u shfaq me dorë të fashuar, e ndërsa sot në Ditën e Verës i është shfaqur një tjetër problem. Në Elbasan Rama u shfaqet duke çaluar teksa zbret nga makina dhe pranë tij ishte kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.
Sikleti me këmbën i Ramës shfaqet përgjatë gjithë qëndrimit të tij në Elbasan. Po ashtu Rama ka vizituar dhe panairin e prodhimeve ushqimore ngritur posaçërisht për këtë festë.
Kryeministri shihet i rrethuar edhe nga forca të shumta sigurie. Nuk kanë munguar as buqetat me lule për kryeministrin, i cili ua ka dhuruar disa zonjave pas tij.
”Ka kaluar shumë kohë, aq sa nuk e mbaj mend herën e parë që kam ardhur në Elbasan në Ditën e Verës, po ajo që vihet re është ndryshimet që ka pësuar qyteti”,-tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

