Edi Rama, shfaqja entuziaste me Vlorën

Kryeministri Edi Rama duket se ka mbetur i kënaqur nga pritja që i ka bërë Vlora, zona ku ai kandidoi në zgjedhjet e fundit dhe e njohur për mbështetje ndaj së majtës. – “Dje në sheshin e Vlorës zbukuruar më shumë se kurrë me entuziazmin e mbështetësve të jashtëzakonshëm me të cilët ndajmë njësoj padurimin e këtyre pak ditëve të mbetura që në Vlorë, historia të ndryshojë, që qytetarët e Vlorës të rimarrin qytetin, që ne të kemi në zyrën e kryetarit të bashkisë Dritanin që ditë-natë, për shtatë ditë të javës të punojë bashkë me qeverinë në Tiranë, për të bërë për Vlorën, ato që Vlora pret prej 20 e kusur vitesh dhe që padrejtësisht i është mohuar 20 e kusur vite,” – theksoi Edi Rama.  – “Të djelën e 21 qershorit, Vlora do të votojë me zemër dhe pa asnjë ngurrim për Dritan Lelin dhe Partinë Socialiste (23), sepse Vlora nuk e humbet kurrë drejtimin e duhur dhe 21 qershorin, vlonjatët do ta kujtojnë si ditën e kthesës së jashtëzakonshme të Vlorës, si momentin kur nisi një histori e re për Vlorën,” – shkruan kryeministri Rama në profilin e tij “Facebook”. 

SHKARKO APP