Edi Rama sot në Prishtinë, për shtatoren e Ismail Qemalit

Ismail Qemali është kudo, në çdo territor shqiptar. Nuk kishte si të mungonte në kryeqytetin e Kosovës, ku sot në Prishtinë  do të zbulohet shtatorja e tij, në një ceremoni ku mes të pranishmëve do të të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

Shtatorja do të vendoset para ndërtesës së re të Qeverisë, tek ish-pallati i Shtypit.

Idetë e projektit të vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë dhe të Hasan Prishtinës në Vlorë, u prezantuan në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës.

Vendosja e shtatores e simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptareve si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar.

SHKARKO APP