Edi Rama tregon pse ishte dje në Gjermani

 

 

Edi Rama ka shpjeguar pas takimit të sotëm me Ilir Metën se pse ishte dje në Gjermani. Ai shkruan: "Gjatë vizitës një ditore dje në Gjermani me Kancelarin e landit të Hessen, Volker Bouffier si edhe me Kryetarin e Parlamentit rajonal Norbert Kartmann, në kuadrin e programit të takimeve për të zhvilluar edhe me landet gjermane marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona. Rritja e shkëmbimeve tregtare me Gjermaninë, rritja e investimeve gjermane në Shqipëri, si edhe rritja e bashkëpunimit për arsimin profesional me qëllim rritjen e cilësisë së krahut të punës, që për një sërë zanatesh mund të integrohet ligjërisht në tregun gjerman, kanë qenë fokusi i vizitës. Është folur edhe për krizën e refugjatëve dhe ndërveprimin mes Gjermanisë dhe vendeve të rajonit për ta përballuar me efikasitet më të lartë këtë krizë. Shqipëria nuk është e prekur nga flukset e refugjatëve që vijnë prej zonave të luftës në Lindjen e Mesme apo Afrikën e Veriut, por mbetet e gatshme të luajë rolin e saj brenda një plani të mirëstudiuar të BE. Për sa i takon azilkërkuesve shqiptarë ka një përgjysmim të kërkesave dhe tendenca e rënies vazhdon. Por ka shumë rëndësi që Gjermania ka ndërmarrë hapa të mirëpritur qoftë për të lehtësuar aksesin në tregun e punës atje të punëkërkuesve të ligjshem, qoftë për të mbështetur më fort vendet e Ballkanit në rrugën e rritjes ekonomike".

SHKARKO APP