Edi Rama u betua si ministër i Jashtëm për 2 minuta e 35 sekonda!

Kryeministri Edi Rama u betua në presidencë si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Kreu i qeverisë propozoi veten për këtë post, pas rrëzimit të kandidaturës së Genti Cakaj nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Edi Rama u betua në presidencë para Presidentit Meta si ministër i Jashtëm vetëm për 2 minuta e 35 sekonda!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit të Ministrit të ri për Evropën dhe Punët e Jashtme. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, e njëkohësisht Kryeministër, Sh. T. Z. Edi Rama, u betua sonte, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, duke i dorëzur dekretin, i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme. Në ceremoni ishte i pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës”,- njoftoi zyra e shtypit e Presidentit të Republikës.

VIDEO/Ceremonia e betimit të Kryeministrit Edi Rama si ministër i Jashtëm 

https://www.facebook.com/kohajone/videos/380918525790403/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?