Edi Rama:Hajde Jozefinë ta sqarojmë andej…!

 

Seanca parlamentare pati replika të forta sot dhe sherr njëkohësisht, si përherë, por këtë radhë pa grushta. Jozefina Topalli e kërkoi disa herë rrjesht se ku është Edi Rama. Pse nuk vjen? -fliste Jozi.

Pas mbërritjes së Ramës në seancë, ish-kryetarja e Kuvendit i është drejtuar me pyetjen nëse Arben Ndoka e kishte dorëzuar mandatin e deputetit sikur deklaroi pak ditë më, por kryeministri nuk i ka dhënë përgjigje duke e kaluar me batuta situatën, e cila shkaktoi edhe ilaritet në sallë.

Rama: Ulu, ulu se nuk të jap përgjigje ty, se nervozohesh. Më thirr se vij direkt. Mos më prit 8 orë, kur ke nevojë për mua. Kur nuk ke Saliun më ke mua.

Topalli: Mua smë duhesh për kurrgja…

Rama: Të kam thënë 100 herë hajde…

Topalli: Për të qesh ishte kjo?!

Rama: Kush të tha që du me të bo me qesh…

Topalli: Ti nuk ban as me qesh…

Rama: Hajde se e sqarojmë andej…!

SHKARKO APP