Edi Rama:Mos u ankoni nëse nuk votoni; Meta: Mos u ndikoni; Berisha: Ndëshkoni kriminelët!

 

Krerët kryesore të forcave politike kanë votuar njëri pas tjetrit në njësitë e tyre vendore. Në deklaratat shkurt para medias, apeli i tyre ka qenë për pjesmarrje masive në votime.

I pari që ka ushtruar të drejtën e votës ka qenë kryeopozitari Basha. Ai mbërriti në qendrën e votimit në çerdhen numër 13 në njësinë 8 i shoqëruar nga prindërit dhe vëllai i tij.

Lulzim Basha: “U bëj thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime, të ndajnë pak minuta nga koha e tyre dhe të hedhin votën e tyre. Vota juaj qyteraë është fuqi juaj, vendimi juaj, gjykimi juaj, momenti i sovranitetit tuaj. Vendimet merren nga ata që votojnë,ndaj ejani masivisht dhe jepni votën tuaj për të ardhmen tuaj, të familjes dhe fëmijëve tuaj. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”

Pas tij ishte kryeministri Rama. Sëbashku me bashkëshorten e tij Linda, ata votuan në QV e ngritur në shkollën “Ymer Lala”.

Edi Rama: “Duke votuar marrin pjesë në një proces të rëndësishëm historik siç është reforma territoriale. Pavarësisht se për kë votojnë, të gjithjë ata që votojnë janë qytetarë të mirë dhe që meritojnë respekt kush nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet”
Ndërsa kryetari i Kuvendit Meta ripërsëriti thirrjen ndaj qytetarëve që të mos ndikohen në të drejtën e tyre themelore, votimin.

Ilir Meta: “Të respektohet vota e çdo qytetari. Thirrje të gjithë qytetarëve të distancohen nga çdo lloj incidenti. Të gjithë ti shërbejmë qetësimit të këtij procesi. Ti lëmë qytetarët të votojnë të qetë. Mesazhi për të pavendosurit: Do u mbetet merak nëse nuk do të votojnë sot. Sepse zgjedhje ka pasur e do ketë cdo katër vjet por nesër do të ketë një Shqipëri më të organizuar europiane. Kush nuk voton e shumë të drejtë për tu ankuar dhe për të kërkuar llogari nuk ka. Të votojnë pa u ndikuar nga askush”

Më i prerë dhe i drejtpërdrejtë ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha. Ai apeloi qytetarët të ndëshkojnë me votë kandidatët më të shkuar kriminale.

Sali Berisha: “Mesazhi im është një përshëndetje të përzemërt , së pari për ata që votojnë për herë të parë. Së dyti, për të gjithë shqiptarët kudo janë.Së treti, një thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe në këto zgjedhje, se për fat të keq janë zgjedhjet e para që zhvillohen në shenjën e mafias dhe krimit nga ana e mazhorancës.

Në disa nga bashkitë e vendit duhet votojnë për kandidatë me te një të shkuar me drogën, vrasjet, pengmarrjet, por sot është fjala e qytetarëve ndaj dhe ata kanë në dorë të dëgjojnë fjalën e ndërkombëtarëve që kërkuan largimin nga lista të emrave konkretë të personave të dënuar për drogë, prostitucion, dhe vrasje.Shumica qeverisë refuzoi një gjë të tillë dhe sot çdo shqiptar voton edhe i përgjegjshëm ndaj këtij fenomeni” .

SHKARKO APP