EDI RAMA:NË KANTIERET QË PO RILINDIN VLORËN

 

Edi Rama ka shkruar ne facebook se :"Sot në Vlorë për të ndjekur punimet e disa investimeve strategjike me impakt të rëndësishëm në zhvillim ekonomik, urban e social të Vlorës si bypass-i i Vlorës, 29 km ku që në fillim janë hapur 400 vende të reja pune që pritet të shkojnë në 650; rruga Transballkanike, e cila lidh autostradën me qytetin; si edhe Lungomarja, për të cilën lidhet në javët në vijim kontrata për infrastrukturën dhe fillon paralel me zgjerimin e platformës ranore të plazhit edhe pjesa tjetër e punës që financohet nga Bashkimi Europian. Së bashku me projektin madhor të rrugës së lumit të Vlorës që nis po këtë vit, këto kantiere që krijojnë mbi 1500 vende pune përbëjnë volumin më të madh të investimeve të përqendruara në një zonë në rang republike. Sepse Vlora është qendra e gravitetit për zhvillimin e madh turistik që parashihet gjatë dhjetë vjetëve të ardhshme.#DrejtimiiDuhur".

 

SHKARKO APP