“Edi Ramën e kam mundur 8 herë”, Xhelal Mziu: Ka mënyra të tjera si ta nxjerrim në opozitë këtë qeveri
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Dibër për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Xhelal Mziu ka paralajmëruar ditën e sotme se nëse kjo qeveri nuk kalon në opozitë si rezultat i votimit, atëherë ka mënyra të tjera për ta bërë këtë gjë, por zgjodi të mos i thotë këto mënyra.
Xhelal Mziu deklaroi për Fax News se Edi Ramën e ka mundur 8 herë, prandaj dhe fitorja në Dibër ishte e pritshme për një person si ai që ka treguar koherencë me votuesin, sipas atij.
Më tej, Xhelal Mziu deklaroi se PD-ja duhet të merrte dhe mandatin e katërt në Dibër, por manovrat e kundërshtarëve të tij nuk lejuan që kjo gjë të ndodhte.
Sipas Mziut, PS-ja ka ushtruar presion mbi administratën, ka ushtruar presion mbi bizneset, por nuk është mjaftuar me kaq, sepse ka ushtruar presion edhe mbi familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, duke i paralajmëruar për pasoja nëse nuk votojnë për ta.
Fjala e plote:
Për shkak të një emri që kam vendosur në politikë, duke e mundur jo pak por 8 herë Edi Ramën. Duke pasur parasysh këto, por dhe koherencën me ccdo votues, isha i bindur që do merrja katër mandate. Është ekspirimenti i blerjes së votës, si në 2016 në zgjedhjet e bashkisë. Ka një dosje në prokurori për këto persona.
Kjo situatë që sot ka Dibra, por edhe përshkak të bërjes së këtyre strategjive, bëri që të ndryshojë situata. Ndryshoi për shantazhimin shumë të punësuarve në shtet, u shantazhuan bizneset. U shantazhuan shumë familjarë me heqje nga ndihma ekonomike. Filloi policia duke shantazhuar demokratët dhe lejoi shkeljen e ligjit nga socialistët. Lejoi kufizimin e orareve të pandemisë për të penalizuar PD-në. Përdori shitblerje votash.
Kemi raste që i kemi denoncuar me zë dhe figurë që shpërndajnë para. Me para të krimit dhe korrupsionit të qeverisë janë bërë shpërndarje parash për të marrë vota. Të gjitha këto kanë qenë të mjaftushme për të na mohuar mandatin e katërt. Kjo që ka ndodhur në Dibër ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë. Besoj që nuk ka asnjë qytetar që nuk e kupton këtë gjë. Jam akoma shpresëplotë mbyllja e këtij procesi nuk do ta shpallë fituese këtë parti shtet, diktaturë. Pas 30 vitesh demokraci kemi një parti shtet që ka qeverinë vendore, parlamentin.
E ka kthyer shtetin në diktaturë dhe komunizëm. Besoj do të gjendet një zgjidhje. Nëse nuk ka një rezultat për ta nxjerrë këtë qeveri në opozitë, ka mënyra të tjera besoj. Basha do të vazhdojë të jetë lideri i PD-së për ta.
/Faxweb.al