“Edin do ta rras në burg”, Kujtim Gjuzi sfidon Policinë, publikon videon duke …
Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi ka publikuar një video në rrjetet sociale ku teksa drejtonte makinën fliste njëkohësisht edhe në celular.
Gjuzi shkruan përkrah fotos se ndodhet në zonën e tij elektorale, ndërsa në bisedën telefonike i komunikon personit me të cilin flet se po i shkon në ndihmë një banori.
“Zona elektorale Fushe-Kruje-Grepse per nje emergjence familjare ne familjen e zotri Allamanit”- shkruan ai në përshkrimin e videos.
Por ai u paralajmërua nga ndjekësit e tij se kryeministri Edi Rama do e fuste në burg pasi po drejtonte mjetin duke folur në telefon, diçka e cila wshtw e ndaluar dhe ndwshkuese nw bazw tw ligjit.
Por deputeti Gjuzi nuk është i frikësuar, madje deklaron se do tw arrestojw ai kryeministrin
Ai është përgjigjur duke thënë: “Edin do ta rras në burg se ka shkelur Kushtetutën mik.”