Edith Harxhi krah Nishanit në Gjirokastër, ish-presidenti: S’mund të qëndrojmë pjesë e mbytjes në këtë moçal
Kandidatët për kreun e PD-së, po vijojnë me takimet në çdo qytet. Kandidatja për kryetare të PD, Edith Harxhi ndodhet në Gjirokastër. Ajo është e shoqëruar nga ish-presidenti Bujar Nishani. “Kam ndjeshmëri të të qenit në Gjirokastër. Është situata e një Shqipërie, të gjithë këto faktorë qytetari partia janë pjesë e një të tëre që është Shqipëria. Nuk mund të qëndrojmë pjesë e mbytjes në këtë moçal. Për fatin e keq jo vetëm të demokratëve, jo vetëm të atyre që u angazhuan në këtë fushatë pavarësisht hamendësimeve politike, tifozllëkut, 25 prilli nuk solli asnjë ndryshim ndërkohë që të gjithë prisnin një ndryshim”,-tha Nishani.