Edmond Haxhinasto: Deri më sot, qeveria nuk ka pasur në fokus qytetarët

Kryetari i Partise se Lirise, Ilir Meta prezantoi sot Edmond Haxhinaston si Koordinator i Partise se Lirise per Programin Politik.

“Referendumi është instrument themelor i demokracisë që jo vetëm zgjidh krizën e përfaqësimit, probleme themelore që ka sistemi ynë demokratik por ka dhe efekte të tjera shumë të rëndësishme për politikën në tërësi.

Referendumi ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e politikës, detyrim kushtetues, duhet realizuar si i tillë në gjithë bllokun e veprimeve institucionale që Partia e Lirisë do të ketë, përmes kuadrit përkatës të zbatimit të instrumentit themelor të demokracisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse sovrani do jetë vendimmarrësi i drejtpërdrejtë, përgjegjësia e politikës ndaj propozimeve që i bëhen qytetarëve do jetë shumë më e madhe e përgjegjshme me detyrime llogaridhënëse dhe që cdo politikë ti shërbejë qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më sot shumë nga politikat ekonomike apo sociale nuk kanë pasur në fokus përfitimin e qytetarëve, por kanë pasur realizime makroekonomike që janë të rëndësishme por kryesore që qytetarët të përfitojnë nga poiltikat e qeverisë.

Shpopullimi i vendit shqetësim madhor i Partisë së Lirisë. Referendumi mënyrë e sigurtë që qytetarët ta shohin veten si pjesë të politikbërjes, në kontroll të politikës”, tha Haxhinasto.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?