Edmond Panariti: Bujqësia në agoni! Interesat e biznesit po shtypin prodhimin vendas
Nga Edmond Panariti
Agonia e Bujqësisë.
Padyshim ka interesa të forta biznesi madje me synime të mirëpeshuara strategjike, për ta shtypur prodhimin bujqësor vendas.
Për ta lënë atë të kalbet!
Për ta nxjerrë atë jashtë tregut.
Rritja galopante e importeve të perimeve me 45 % më shumë se një vit më parë e vërteton këtë.
Po ku ndodh kjo?
Ndodh në një vend me 300 ditë diell dhe ku tani në mes nëntori ecet jashtë me këmishë në 23 gradë.
Ndodh kjo në një vend i cili duhet të kishte të paktën tre cikle vjetore prodhimi perimesh dhe të ishte fuqi rajonale prodhimi dhe eksporti.
Pra nuk po falimenton vetëm blegtoria, por në tërësi bujqësia!
Çfarë synohet?
Pa prodhim vëndas nuk ka as popullim fshati!
Thjesht nuk mund të rrish te një tokë që nuk prodhon, sepse nuk ka leverdi.
Pra do ta braktisësh atë!
Për ta lehtësuar këtë qeveria të kërcënon me taksë për mos punim dhe kultivim të tokës.
Ja pra synimi.
Zbrazim vëndin e shkretojmë atë për ta blerë tokën e braktisur, nën trysninë e dëshpërimit të njerëzve që ikin nga sytë këmbët.
Hapim rrugën për veten dhe bizneset tona.
Kaq.
Të tjerat janë rrjedhoja të këtij qëllimi mizor!