Edmond Panariti: Me gjobën e Becchetit 40 mijë familje krijonin perspektivë jetese

Nga Edmond Panariti 

Çfarë mund të bëhej me parate e gjobës së Becchetit për rilindasit? Para tashmë të hedhura në ere për një “kapricio”. Le të bejmë një llogari të thjeshtë! Sipas shoqatës amerikane të biznesit të vogël, kosto e fillimit te një biznesi të vogël në Amerikë sot është mesatarisht 3000 dollarë (2000 – 5000$).

Ta zemë për një çast, se ne kemi standard amerikan për fillim të biznesit, por këtë ja u le ta gjykoni vetë. Që i bie, 120 milion ndarë për 3000$ për çdo familje baraz me 40000 familje. Pra 40000 familje ose cerek miljon banore, dilnin nga varferia. Pra dyzet mijë familje krijonin perspektivë jetese dhe bashkimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sepse biznesi, kryesisht ai i vogël përveç të ardhurave mban të lidhur dhe të bashkuar edhe familjen. Prandaj me ato para tashmë të humbura frenonim edhe dramen më të madhe të kohes, braktisjen e vendit dhe plakjen e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?