Edmond Panariti ngre pyetjen: Kush e ngre zërin për bujqësinë dhe fshatin?
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar lidhur me problemet që has sot bujqësia dhe fermerët shqiptarë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Panariti shtron pyetjen se kush e gren zërin sot për bujqësinë e fshatin.
“Kush e ngre zërin për bujqësinë dhe fshatin? Nuk ka lob më të fuqishëm politik në BE, se sa lobi për bujqësinë dhe fshatin! Bashkimi Evropian ndan 65 miliardë euro në vit subvencione ose tre herë më shumë se Amerika. Ndërsa të jesh fermer në Zvicër, je një VIP i vërtetë. Subvencion i garantuar vjetor për çdo familje. Zero TVSH në shitjet direkte për prodhimet bujqësore vendase dhe pesëfishim i taksës së importeve bujqësore, derisa të shitet edhe kilogrami apo litri i fundit i prodhimit të fshatit zviceran. Ky është patriotizëm i vërtetë! Makineritë bujqësore të fermës pa taksa.. Nafta me gjysmë çmimi… Nuk po përmend dhe dhjetëra privilegje të tjera jo direkte.. Prandaj Evropa dhe Zvicra janë të populluara cep më cep dhe jo shkretetira rurale”,- shkruan Panariti në postimin e tij në Facebook.