Edmond Panariti: Perimet dhe frutat “Frankenstein”, rrënim i garantuar i Bujqësisë!
Nga Edmond Panariti
Perimet dhe frutat “Frankenstein”….. Rrënim i garantuar i Bujqësisë!…Frankenstein…është një monster “horror” i prodhuar në laborator, i cili doli nga kontrolli dhe bëri “gjëma”. Dukuria “Frankenstein” të është rreziku i hibrideve të modifikuara gjenetikisht. Çfarë po ndodh?! Domatet që mbijne, nga na mbinë?! Po shalqini kungull!?!
Në rrjetet sociale, janë bere virale fotot e domateve qe mbijnë nga jashtë dhe madje edhe nga brenda… Përceptimi publik dhe alarmi që jepet në rrjetet për këto “Domate Frankenstein” është se janë domate me hormone!Por si është e verteta..?! E kunderta është e vërtetë!! Këto janë domate fare pa hormone!!
Domatet bio, endemike si përshembull domatja e Shëngjergjit, domatja e vonë e Korçës, kanë në përberje të tulit të tyrë një fitohormon, i cili stimulon pjekjen dhe frenon mbirjen e farave dhe u jep këtyre domateve shijen e tyre të pakrahasueshme. Ky fitohormon, mungon plotësisht të domatet që mbijnë, sepse në farat e tyre gjeneticienet kanë transplantuar një gen që pengon prodhimin natyral të këtyre hormoneve…
Sigurisht për qellim fitimi! Rezultati?! Domate që mbijne, me frut super të bukur të lemuar dhe të lustruar dhe për dekor pjatash. Domate që nuk kalben për kohë të gjatë, por fare pa shije, pa erë dhe pa vlerë ushqyese!! Sigurisht me kosto prodhimi shumë të ulet dhe rendiment të lartë…
Edhe pse të pa rrezikshme për konsumatorin, Ministria e Bujqesise, sherbimi i mbrojtjes se bimeve, i cili për fat të keq eshte tashmë i shkaterruar, duhet te frenojne dhe dekurajojne perdorimin e ketyre farave dhe fidaneve. Arma jonë fituese është cilesia dhe jo sasia!! Me këtë fare domateje, fare shalqini, speci, nese nuk i pengojme në kohë, do te dalim nga konsumi dhe tregu, brenda pak kohe! E kanë pesuar të tjere para nesh!

KOHA JONË SONDAZH

