Edmond Rrushi emërohet drejtori i ri i AKU-së. Zëvendëson në detyrë Jeta Dedën

Edmond Rrushi, ish-deputet i LSI, është drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke zëvendësuar në këtë detyrë Jeta Dedën, e cila dha dorëheqjen tre ditë më parë.

Edmond Rrushi, u prezantua si drejtor i ri i AKU-së nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

“Në prezantimin e drejtorit të ri të AKU, Edmond Rrushi, përcolla për të gjithë punonjësit e këtij institucioni mesazhin e rëndësishëm që siguria ushqimore është “gur themeli” për një jetë të shëndetshme për konsumatorët, për familjet tona.

Theksova se forcimi i metodologjisë së riskut, përmes rakordimit të një plan veprimi për 2024, bashkë me Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit dhe qeverisjen vendore, është prioriteti ynë për të garantuar standardet më të larta të sigurisë ushqimore.

Puna me etike dhe profezionalizëm, është një ndër cilësitë që duhet të këtë çdo inspektor i AKU.

Faleminderit Jeta Deda për drejtimin e AKU gjatë dy viteve të fundit, me përkushtimin e çmuar dhe punën e bërë sipas orientimeve ndërkombëtare”, shkruan Denaj.

SHKARKO APP