Eduart Ndocaj sot shkon para varrit të Aleks Nikës, ja çfarë i thotë

 

Sot ishte dita e protestës së opozitës, që u organizua me rastin e festës së rinisë dhe shënoi disa akte dhune.   

Deputeti i qarkut të Lezhës Eduart Ndocaj ka përkujtuar sot me rastin e ditë së rinisë, Aleks Nikën, i cili u vra më 21 janar 2011 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, gjatë një proteste të organizuar nga opozita e atëhershme dhe e udhëhequr nga kryeministri aktual, Edi Rama.

“Sot, më 8 dhjetor, ditën e lirisë nuk mund të mos shkoja e të rikujtoja mikun tim Aleks Nika i vrarë në bulevard dhe pa autor krimi. Aleksi është brezi ynë dhe kemi qenë shumë miq bashkë. Ai është një ndër heronjtë e shumtë të demokracisë tonë në këto 25 vite”, – shkruan Ndocaj në Fb.

Fjalët që i ka kushtuar Ndocaj të Ndjerit janë: “Shpirti jot vëlla u preft në paqe tek Mbretëria e të Atit. Vëlla rrugën ta kisha borxh e ta hapa. Sot, jam më i lumtur që qënka shtruar edhe me asfalt”.

SHKARKO APP