Edukatorja dhe sanitarja me Covid-19, mbyllet çerdhja në Berat
Aktualitet E Premte, 9 Tetor 2020 13:27
Një çerdhe në Berat është mbyllur pasi edukatorja dhe një sanitare kanë rezultuar pozitive.
Mësohet se autoritetet shëndetësore i kanë marrë tamponin të gjithë stafit dhe priten përgjigjet e analizave.
Deri tani në qarkun e Beratit janë regjistruar 128 raste me Covid-19.