Edukatorja lihet në burg: Ndjesë! Nuk e kuptova që e mitura ka thyer këmbën, s’e kam prekur me dorë
Këtë të dielë, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Majlinda Dehimën, edukatoren e akuzuar për thyerjen e këmbës së 3 vjeçares në kopshtin “Stinët”.
Përmes avokatit, ajo ka kërkuar masë më të butë sigurie. Ajo ka pretenduar se nuk e ka lënduar të vajzën e mitur.
“Nuk e kam prekur me dorë. Kërkoj ndjesë për çfarë ka ndodhur, por nuk e kam kuptuar që mitura e ka thyer këmbën”, mësohet të ketë thënë ajo në sallën e gjyqit.
Dehima punonte si edukatore dhe pas denoncimit të prindërve në një emision investigativ u vu re se ka keqtrajtuar një të mitur, ku nga dhuna asaj iu thye këmba. 3-vjeçarja u la pa ndihmë mjekësore për më shumë se 5 orë.