Efektet e ligjit për lojërat e fatit, Jaka: Pozitive për sipërmarrjen, në veçanti për sektorët e prodhimit

Ligji për lojërat e fatit pritet të ketë një ndikim pozitiv për sipërmarrjen në vendin tonë.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka deklaroi për Scan se efekti pritet të jetë më i madh në sektorët e prodhimit dhe një rritje e buxhetit për konsumin.

“Unë jam i bindur që do jetë në ndikim pozitiv për sipërmarrjet, sidomos në sektorin e prodhimit dhe distributorët. Jam i bindur që do ketë më shumë buxhet për konsumin dhe për shportën e produkteve të përditshme që përdor çdo familje. Besoj që jemi akoma populli i varfër që të orientojmë qytetarët tanë drejt lojërave të fatit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët Jaka u ndal në organizimin e panairit “EXPO MEDICAL” në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë, një panair i cili do ti kushtohet kujdesit për shëndetin duke bërë një apel:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptojmë siç duhet mesazhin që jep ky panair, është një mesazh që parandalimi është kosto shumë herë me e ulët se sa shërimi”.

Në këtë iniciativë janë bashkuar dhe disa aktorë si urdhri i Mjekut, ai i Farmacistëve dhe infermierëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?