Efektivë policie përdorues droge, dalin testet e para

Efektivë policie përdorues droge? Testi i drogës për efektivët e policisë urdhëruar nga Drejtori Përgjithshëm, Gledis Nano ka dhënë rezultatet e para. Disa efektivë kanë rezultuar konsumator dhe do të përjashtohen nga radhët e policisë.

Javën e ardhshme do të jetë edhe konferenca e prezantimit të rezultateve për testin e drogës tek uniformave blu që ka nisur prej 1 jave pranë komisariateve në vend.

Aktualisht testi i drogës kryhet në mënyrë të rastësishme për shoferët të përfshirë në aksidente me pasoja dhe që dalim negativ në testin e alkoolit.

Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano më 22 nëntor që efektivëve do u bëhet testit i drogës ka gjetur zbatim thuajse menjëherë.

Përzgjedhja e efektivëve për bëjnë e testit të drogës do të bëhet në mënyrë rastësore, ku të përzgjedhurit e parë ishin 50 efektivët e Policisë së Shkodrës dhe asaj të Elbasanit.

SHKARKO APP