Efektivët e kthyer nga misioni në Turqi, ministri Peleshi: Jemi pranë popujve në ditë të vështira

Këtë të hënë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti efektivët që u kthyen nga misioni në zonat e shkatërruara nga tërmeti i 6 shkurtit në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.

Teksa shprehu mirënjohjen në emër të Ministrisë së Mbrojtjes për punën dhe angazhimin në terren që në momentet e para, Peleshi tha se vlerësime maksimale për stafin shqiptar ka marrë edhe nga pala turke.

“Kemi qenë vendi i parë që reaguam dhe u ofruam në thirrjen e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile. Ishte një moment i rëndësishëm për ne, sepse ishte hera e parë pas anëtarësimit, ku ne u angazhuam për të dhënë kontribut dhe jo për të kërkuar mbështetje. E treguam përmes punës tuaj, sakrificës suaj. Treguam që jemi pjesë e rrjetit të partnerëve të aleancës së madhe, qoftë në NATO, qoftë në Mekanizmin Ervopian të Mbrojtjes Civile jemi edhe për të kontribuuar”, theksoi ministri i Mbrojtjes.

SHKARKO APP