Efektivët në terren, kontroll bizneseve për tregtimin e fishekzjarrëve

Policia është duke kryer kontrolle për tregtimin e paligjshëm të fishekzjarrëve. Një prej pikave të kontrollit të efektivëve të komisariatit nr.4 ishte pranë tregut të Medresesë, aty ku shiten zbukurime për festa. Në disa prej subjekteve pranë këtij tregu punonjësit e policisë kryen kontrolle me dyshimin e tregtimit të lëndëve piroteknike.

Policia nuk konstatoi biznese që shesin lëndë piroteknike. Fishekzjarre që shiten në mënyrë të paligjshme u konstatuan gjatë ditëve të fundit në Tiranë dhe Korçë, për të cilët u proceduan penalisht poseduesit e tyre.

Në kryeqytet, policia ka kryer kontrolle edhe pranë depove që janë të licencuara për shitjen e fishekzjarrëve. Kontrollet pranë këtyre pikave u kryen nëse kanë kryer shitje brenda rregullave që parashikon ligji.

Referuar rregullave, shitja e fishekzjarrëve tek personat që autorizohen nga njësitë vendore, kryhet nga data 15 Dhjetor deri më 1 Janar. Ndërsa hedhja e tyre lejohet prej kësaj të premte, me datë 27 deri të mërkurën e ardhshme më 1 Janar.

SHKARKO APP